Shëndetësi
Kirurgë të njohur nga Turqia, për dy ditë ligjëruan në Cyrih
Mjekësia në shumë vende tashmë ka marrë një hov të madh zhvillimi. E pa dyshim njëra nga këto vende, ku kërkesat nga qytetarë të shteteve të ndryshme për trajtime të shumta janë gjithmonë në rritje, është edhe Turqia.
Viteve të fundit në Turqi kemi parë hapjen e shumë klinikave të ndryshme, që ofrojnë trajtime të ndryshme specialistike, e një ndër tashmë më të njohurat është edhe Grupi për kujdesje shëndetësore “Acibadem”.
Për t’u njohur për së afërmi me të arriturat e reja mjekësore në disa fusha, më 3 dhe 4 qershor specialistët nga Acibadem Group nga Turqia kanë zhvilluar dy seminare në Cyrih, ku janë trajuar shëndeti i gjirit dhe operimi nga Prof. Cihan Uras, Shef i Qendrës për Kancer të Gjirit në Acibadem, kirurg i përgjithshëm, pastaj shëndeti i gjirit dhe operimet rikonstruktuese pas kancerit nga Ass. Dr. Erdem Güven, operimet rekonstruktive, plastike dhe estetike dhe dieta e shëndetshme dhe trajtimi i obezitetit nga Dr. Eyüp Gemici – kirurg i përgjithshëm.



Intervistat e mbajtura në hotelin Rümlang Holiday Inn tërhoqën interes të madh nga pjesëmarrës nga shumë kombësi, kryesisht turq dhe shqiptarë që jetojnë në Zvicër.
Të pranishmit patën mundësinë t’u bëjnë pyetje mjekëve dhe të marrin informacion më të detajuar.
Duke deklaruar se Ditët Shëndetësore të Medipark tashmë janë bërë traditë në Zvicër, Kryetari i Bordit të Grupit Shëndetësor Medipark, Assoc. Mustafa Çavuşoğlu, ka thënë të jetë i kënaqur që njerëzit tanë tregojnë interes të madh për këto seminare.
Falë seminareve dhe intervistave shëndetësore, ne u ofrojmë njerëzve tanë informacion shumë të rëndësishme për shëndetin dhe kemi mundësinë të paralajmërojmë pacientët kundër praktikave të gabuara. Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe në të ardhmen me Acibadem Healthcare Group, ka thënë Mustafa Çavuşoğlu.
Edhe Leyla Ataoğlu, ndihmësdrejtoreshë e zhvillimit të biznesit ndërkombëtar të «Acıbadem Healthcare Group», është shprehur shumë e lumtur që po bashkëpunojnë me një institucion që ofron kujdes shëndetësor cilësor dhe të besueshëm, shërbime të tilla si «Medipark Healthcare Group» në Zvicër.
Përveç faktit që Medipark ofron shërbime me stafin e saj: mjekë dhe ekspertë në shumë degë të ndryshme, qasja e saj përqafuese ndaj pacientëve në çdo subjekt që mund të kenë nevojë, ofron besim të madh në trajtimet vijuese të institucionit tonë dhe pacientëve tanë nga Zvicra.
Ndërkohë që po kryejmë studime të përbashkëta për zhvillimin e bashkëpunimit tonë në fusha të ndryshme, bisedat tona shëndetësore do të vazhdojnë me prezantimet e mjekëve tanë, kryesorë në degë të ndryshme, ka thënë Mustafa Çavuşoğlu.
Foto: Armend Berisha
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej















