Lajme
Kisha Ortodokse konteston regjistrimin në Shqipëri
Kisha Ortodokse Autoqefale pretendon se numri i të krishterëve u zvogëlua në mënyrë të ndjeshme për 17 për qind
Ashtu siç ishte pritur, publikimi i rezultateve të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Shqipëri, ka ngjallë reagime të shumta. Përveç numrit më të vogël të banorëve rezident, ka reaguar edhe Kisha Ortodokse e Shqipërisë, e cila shprehet e pakënaqur me përqindjen e të krishterëve në vend.
Sipas Institutit shqiptar të Statistikave, nga të regjistruarit 57,12 për qind janë deklaruar myslimanë, 10,11 për qind si katolikë, ndërsa 6,8 për qind ortodoks, ateistë janë deklaruar 2,52 për qind, bektashianë 2,11 për qind, ndërsa evangjelistë 0,11 për qind”, thuhet në rezultatin e statistikave.
Mirëpo kjo u kundërshtua nga Kisha Ortodokse Autoqefale duke e cilësuar shifrën së pakti gabim apo dhe gënjeshtër. Kisha pretendon se numri i të krishterëve u zvogëlua në mënyrë të ndjeshme pasi ka rënë me rreth 17 për qind.
Kisha Ortodokse, siç raporton “Shekulli”, sipas regjistrit të saj të pagëzimeve, numri i të krishterëve ortodoksë në Shqipëri tejkalon shifrën 24 për qind të popullsisë në Shqipëri. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë kujton se në dy herë e kaluara që është bërë regjistrimi i popullsisë, numri i ortodoksëve ka qenë shumë më i madh.
“Sipas Censusit të vitit 1927, myslimanët ishin 67.5 për qind ortodoksët 22.3 për qind dhe katolikët 10 për qind. Ndërsa në Censusin tjetër të bërë nga autoritetet italiane në vitin 1942 rezultatet tregonin se myslimanët ishin 68.9 për qind dhe kristianët 31për qind (ortodoksë 20.7% dhe katolikë 10.3%)”, thuhet në raport.
Ndryshe, sipas regjistrimit të fundit (2011), Shqipëria ka 2.82 milionë banorë rezidentë, ndërsa shumica dërmuese janë shqiptarë. Këto statistika tregojnë se në Shqipëri ka rritje të konsiderueshme të emigracionit. 83 për qind e popullsisë janë deklaruar shqiptarë. Ndërsa 99 për qind të pyeturve deklarojnë gjuhën shqipe si gjuhën e nënës.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud














