Kosova
Kjo është gjendja në vendkalimet kufitare
Mërgimtarët, të cilët kanë përfunduar pushimet në Kosovë, janë duke u kthyer në shtetet evropiane, ku jetojnë dhe veprojnë.
Referuar të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (të përditësuara në ora 08:21), gjendja në vendkalimet kufitare paraqitet e qetë, me përjashtim të pikës kufitare Merdar, ku tashmë në dalje të kësaj pike janë krijuar kolonat e gjata deri në 700 metra dhe bashkatdhetarët duhet të presin deri dy orë për të dalë nga territori i Kosovës.
Kolona deri në 100 metra janë krijuar edhe në Jarinje, qytetarët duhet të presin deri në 30 minuta për dalje nga Kosova.
Pikat e tjera kufitare janë të lira për qarkullim, ku hyrja dhe dalja mund të bëhet nga 3 deri në 10 minuta.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit










