Shkurt.ch

Kjo pjesë e Gjenevës, më e shtrenjta në vend për pasuri të patundshme e luksoze

Cologny, një komunë në brigjet e liqenit të Gjenevës, është zona më e shtrenjtë në Zvicër kur është fjala për pasuri të patundshme luksoze, sipas një studimi nga UBS.  

Studimi zbuloi se çmimet e pasurive patundshme arrinin 35,000 franga për metër katror. disa raste, prona ka vlerë shumë se 50,000 franga për metër katror.  

Për krahasim, çmimi mesatar kombëtar për metër katror e një vile ‘normaleaktualisht është rreth 6.333 franga, sipas indeksit pasurive patundshme hartuar nga Immoscout24, përcjell albinfo.ch. 

Pasuritë e patundshme luksoze karakterizohen nga madhësia mbi mesatare e një prone, me përafërsisht 440 m2 hapësirë jetesës dhe 2,000 m2 tokë. Një e katërta e pronave luksoze gjithashtu kanë një pishinë. Çmimi mesatar i shitjes është rreth gjashtë milionë franga.