Kosova
KMDLNJ kundër shkurtimit afatit për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale
"Nëse flitet për një numër hipotetik përafërsisht 20.000 viktima të dhunës seksuale, koha prej pesë 5 muajve nuk do të mjaftonte as për evidentimin e shënimeve elementare personale"
Kërkesa e ministrit të Financave, Bedri Hamza, për shkurtimin e afatit për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale nga 5 vjet në 5 muaj, sipas KMDLNJ-së është e papranueshme, jashtë çdo logjike dhe përpjekje që të dëmtojë drejtpërdrejt viktimat e dhunës seksuale.
“Duke marrë parasysh faktin se për verifikimin e drejtë të këtij procesi, që është jashtëzakonisht i komplikuar, duhen vite të tëra, siç është vepruar në shtetet që e kanë përjetuar këtë tragjedi njerëzore. Nëse flitet për një numër hipotetik përafërsisht 20.000 viktima të dhunës seksuale, koha prej pesë 5 muajve nuk do të mjaftonte as për evidentimin e shënimeve elementare personale, e lëre më të përfundojë procesi i verifikimit”, thuhet në reagim.
KMDLNJ thotë se plotësisht e kupton reagimin e shoqatave që merren me viktimat e dhunës seksuale për këtë ngushticë kohore nga pesë vjet në pesë muaj, është në anën e këtyre shoqatave, e sidomos është në anën e mbrojtjes së të drejtave për viktimat e dhunës seksuale, të cilat me këto pesë muaj skajshmërisht diskriminohen, deri te mundësia e realizimit të kësaj të drejte.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin Ata mezi kanë asnjë shans për azil dhe shpesh shfaqen në statistikat e krimit: Të rinjtë... -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet











