Futboll
Kololli shënon dhe asiston, Kryeziu lëndohet
“Lojtari u detyrua të lëshojë fushën e lojës para kohe, në minutën e 20’, për shkak të një lëndimi”, njoftoi klubi
Futbollistët shqiptarë vazhdojnë të jenë protagonistë në Superligën zvicerane.
Edhe në këtë xhiro, futbollistët shqiptarë kanë lënë gjurmë, shkruan albinfo.ch.
Benjamin Kololli po shkëlqen për Zurichun, duke shënuar një gol dhe asistuar një herë, në fitoren e Zurichut ndaj Xamax 2:1.
Kololli shënoi në minutën e 73-të, derisa asistoi tre minuta më pas për të bërë përmbysjen në këtë ndeshje, ku u aktivizuan shumë futbollistë shqiptarë. Kololli, Domgjoni dhe Hekuran Kryeziu ishin nga fillim për Zurichun. Lajm i keq ishte lëndimi i Kryeziut, i cili u zëvendësua nga Mirlind Kryeziu. “Lojtari u detyrua të lëshojë fushën e lojës para kohe, në minutën e 20’, për shkak të një lëndimi”, shkroi klubi në llogarinë zyrtare në “Twitter”. Mendohet se 26-vjeçari ka probleme muskulore, përcjell tutje albinfo.ch.
Për Xamaxin titullar ishin Fejzullahu, Xhemajli dhe Ramizi, derisa ky i fundit është zëvendësuar nga Ademi.
Baseli barazoi me Young Boys 2:2, derisa Thuni me Luzernin 1:1.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














