Kinema
Filmi “Nëna Terezë dhe Unë” filloi rrugëtimin e tij në Zvicër
Një film për dashurinë dhe dhembshurinë e frymëzuar nga jeta e Nënë Terezës
Në një atmosferë mbresëlënëse dhe emocionale, mbrëmë (24.10.2022), në hapësirat e Kino Le Paris në Zürich, filloi rrugëtimin e tij në Zvicër filmi “Nëna Terezë dhe Unë”, një produkcion zviceran – indian në regji të dhe skenar të Kemal Musales.
Filmi paraqet një naracion të ndërthurur në dy histori paralele ndër breza, atë Nënës Terezë, mjeshtërisht të luajtur nga aktorja Jacqueline Fritschi-Cornaz, dhe të Kavitës (Banita Sandhu) – dy grave të cilat përfundimisht i binden thirrjes së tyre, pavarësisht dyshimeve të mëdha personale me të cilat ballafaqohen në jetë.
Këto histori të ndërthurura na tregojnë Nënë Terezën, gruan mbrapa mitit, në një dimension krejtësisht të ri.
Përkatësia shqiptare e Nënës Terezë dhe prejardhja e saj nga Shkupi, përbëjnë elemente të rëndësishme në këtë film. Aq më tepër që shfaqja e tij e parë në Zvicër u nderua me fjalë rasti nga Përfaqësuesja permanente e Republikës së Maqedonisë së Veriut në OKB në Gjenevë, Ekselenca e saj znj. Teuta Agai-Demjaha dhe nga ana e Drejtorit të Shtëpisë Përkujtimore të Nënës Terezë në Shkup, z. Naser Curri.
Me këtë rast, z. Curri, në shenjë mirënjohjeje, aktores Jacqueline Fritschi-Cornaz i dhuroi një medaljon me portretin e Nënës Terezë.
Filmi do të fillojë të shfaqet për publikun në pjesën gjermane të Zvicrës prej 27.10.2022, ndërsa në atë franceze, prej datës 07.12.2022. Për më tepër informata lidhur me orarin e shfaqjeve të filmit konsultoni këtë faqe: Louise va au Cinema.
E-Diaspora
-
Mesazhi i Pashkëve nga Don Marjan Marku, Drita e ringjalljes që kapërcen kufijtë Si përfaqësues i një kishe që vepron në një kontekst modern dhe multikulturor si ai zviceran,...
-
Chair Airlines renditet në mesin e kompanive me nisjet më të sakta në Zvicër
-
Dy shqiptarë dënohen me 18 vjet burg Angli
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab”
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shëndetësor në Zvicër: Dallime të mëdha në sigurimet shtesë Në vitin 2023, kompanitë e sigurimeve shëndetësore në Zvicër, si CSS, raportuan një diferencë të konsiderueshme...
-
Përplasja e dy tramvajëve në Cyrih shkakton përkohësisht ndêrprerje trafiku
-
Ari si një strehë e sigurt funksionon gjithmonë – çfarë duhet të dini
-
Zvicër: Për qiramarrësit, lëvizja e shtëpisë mund të jetë shumë e shtrenjtë
-
Kolona të gjata në portalin jugor të Gotthard