Kosova
Komisioni e dërgon në Kuvend Projektligjin për demarkacionin
Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se kjo marrëveshje në këtë formë nuk duhet t’i dërgohet Kuvendit për miratim
Komisioni për Punë të Jashtme e ka proceduar në seancë plenare marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi. Me katër vota për, 2 kundër nga Visar Ymeri e Aida Dërguti, dhe një abstenim nga Dukagjin Gorani, marrëveshja i përcillet seancës për shqyrtim. Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se kjo marrëveshje në këtë formë nuk duhet t’i dërgohet Kuvendit për miratim.
Kur foli për marrëveshjen e presidentëve tha se nga njëra anë pretendohet nga Qeveria e Kosovës se do të korrektohen gabimet, e ndërkohë pala malazeze thotë se do të ketë korrektime, por ato nuk do të jenë të mëdha. Ai ka thënë se vota e deputetëve të Vetëvendosjes do të jetë kundër.
Ndërkohë, Elmi Reçica i PDK-së ka thënë se marrëveshja e presidentëve jep mundësi që të sigurohen argumente për kufirin. Theksoi se marrëveshja e 16 shkurtit ka pasur jehonë pozitive te qytetarët, duke kërkuar nga deputetët që ta votojnë marrëveshjen.
Ndërsa, Time Kadrijaj e AAK-së ka falënderuar Malin e Zi që ka pranuar të nënshkruajë marrëveshje me presidentin Thaçi, që mundëson korrektimin e kufirit.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet sot në orën 16:00, për të proceduar tutje projektligjin për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Qeveria një ditë më parë ka proceduar në Kuvend marrëveshjen bashkë me raportin e Bulliqit e deklaratën e presidentëve në Kuvend.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard Trafiku i kthimit drejt veriut çon në një bllokim të gjatë trafiku përpara portalit jugor të... -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër










