Kosova
Komisioni Evropian do t’i përgjigjet Qeverisë për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës me pasaporta serbe
Komisioni Evropian në prill të këtij viti kishte theksuar se liberalizimi i vizave i miratuar për Kosovën vlen vetëm për poseduesit e pasaportave të Kosovës dhe jo për ata qytetarë që kanë pasaporta të Administratës Koordinuese, e cila punon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Megjithatë në propozimin e ri, ky komision ka argumentuar se nuk ekzistojnë arsye për shkak të së cilave ishte vendosur që bartësit e pasaportave të Republikës së Serbisë me vendbanim në Kosovë të mos kenë mundësi të udhëtojnë pa viza, për dallim nga shtetasit e Serbisë me vendbanim në Serbi, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të brendshme, Anitta Hipper, ka paralajmëruar se komisionerja për Punë të Brendshme, Ylva Johanson, do të mund të përgjigjet në letrën dërguar nga ana e Qeverisë së Kosovës, shkruan REL.
E pyetur se cili është qëndrimi i Komisionit rreth vërejtjeve që ka dhënë Qeveria e Kosovës, dhe disa organizata joqeveritare nga Kosova, se me këtë propozim Komisioni do ta pengojë integrimin e serbëve në Kosovë dhe se një e gjë e tillë shkel integritetit territorial të Kosovës, ajo u shpreh se Komisioni Evropian më 16 nëntor ka miratuar propozimin me qëllimin për të siguruar përfshirjen e të gjithë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor në mundësinë e udhëtimit pa viza në BE dhe se ky komisioni është në pritje që kjo të miratohet nga ligjvënësit në BE.
“Sa i përket çështjes së dytë, ajo do të përcillet nga komisionerja Johanson në përgjigjen e saj për pyetjen specifike”, ka thënë ajo, duke iu referuar letrës që Qeveria e Kosovës i ka dërguar Komisionit Evropian.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, më 20 nëntor i ka dërguar një letër Komisionit Evropian dhe Këshillit të BE-së, ku thotë se ky propozim shkel sovranitetin e Kosovës, pengon integrimin e serbëve në Kosovë dhe hap rrezikun e përdorimit të të dhënave të pasakta, çka paraqet edhe kërcënim të sigurisë.
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
Thirrje për qeverinë zvicerane që të ndalojë përdorimin e X Partia Socialiste Zvicerane thotë se do të paraqesë një mocion parlamentar mbi këtë temë nëse qeveria... -
Shoferët zviceranë paralajmërohen për mashtrimet me vinjetat elektronike në autostradë -
Kandidatët për parlamentin zviceran do të marrin pagesa papunësie pa kërkuar punë -
Trajnimi i inspektorëve të sigurisë nga zjarri ndryshon ndjeshëm në të gjithë Zvicrën -
Aldi do të mbyllë disa dyqane













