Ukraina
Komisioni Evropian rekomandon statusin kandidat për Ukrainën
Komisioni i BE-së rekomandon që Ukrainës t'i jepet statusi i vendit kandidat kandidat për anëtarësim në BE
Këtë e bëri të ditur sot presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen.
Ajo tha se “Ukraina ka treguar përkushtim në respektimin e vlerave dhe standardeve evropiane”.
Von der Leyen shtoi se kjo nënkupton se vendi duhet të bëjë edhe shumë reforma të rëndësishme.
Komisioni Evropian ka rekomanduar që edhe Moldavisë t’i jepet statusi i vendit kandidat, por ky status nuk propozohet për Gjeorgjinë. Në rastin e Gjeorgjisë është vlerësuar dëshira e këtij shteti për integrim në BE, por Këshilli Evropian konsideron se ende mungojnë reformat politike në vend.
Krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare duhet të vendosin për këto rekomandime në takimin e tyre të nivelit të lartë më 23 dhe 24 qershor në Bruksel./Albinfo.ch
Today, the @EU_Commission has adopted its Opinions on the membership applications of Ukraine, Moldova and Georgia, after assessing them against our rigorous standards ↓
https://t.co/BuBLz0Fbdt— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) June 17, 2022
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër











