Shkurt.ch
Komisioni kundër marrëveshjes mbi taksat me amerikanët
Komisioni I rekomandon dhomës që ta hedhë poshtë ligjin që del nga marrëveshja, ka bërë të njohur kryetari i komisionit, Konrad Graber
Komisioni për Ekonomi i Dhomës së Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës nuk e ka miratuar marrëveshjen në fushën e taksave me SHBA-në, të njohur si “Lex USA”. Me 7 vota kundër dhe 6 pro, ky komision I rekomandon dhomës që ta hedhë poshtë ligjin që del nga kjo marrëveshje, ka bërë të njohur kryetari i komisionit, Konrad Graber. Gjatë debatit lidhur me ligjin, raporti në mes të kundërshtarëve dhe mbështetësve ishte 6 me 6, ndërsa vota e kryetarit Graber e ka bërë ndryshimin në 7 me 6.
Dhoma e Kantoneve (senati) do të debatojë këtë të mërkurë lidhur me ligjin ndërsa Dhoma Nacionale këtë do ta bëjë në javën e fundit të sesionit veror parlamentar. Në rast se parlamentarët kundërshtojnë, Qeveria Federale do të gjendet në një pozitë të vështirë pasi që ajo është obliguar që çështjen ta zgjidëh deri më 1 korrik. Ligji do të zgjdihë konfliktin tatimor Zvicër – SHBA.
Komisioni ka dëgjuar të hënën një numër të madh të përfaqësuesve të bankave dhe kryetarin e Bankës Nacionale Thonas Jordan. Sipas Graber-it , bankierët janë shprehur njëzëri për Ligjin mbi konfliktin e tatimeve
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim Në një kohë kur ritmi i jetës shpesh na largon nga rrënjët dhe reflektimi i thellë,... -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane pranon disa pika të propozimit të së djathtës ekstreme për kufizimin e migracionit Raporti i ri i Këshillit Federal thekson si rreziqet ashtu edhe përfitimet e iniciativës “Jo për... -
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice”












