Kosova
Kompania ajrore “Germania” nga viti i ardhëm edhe në Kosovë
E me ardhjen e atij avioni, do të krijohen edhe tri linja të reja udhëtimi ajror
Një aeroplan Airbus A319 do të zë vend në Aeroportin e Prishtinës. Airbus A319 i kompanisë “Germania”, me një kapacitet prej 150 ulësesh, do të jetë i pari që do të stacionohet në aeroportin “Adem Jashari” nga 31 marsi i 2019-ës.
E me ardhjen e atij avioni, do të krijohen edhe tri linja të reja udhëtimi ajror, njofton Klan Kosova.
Nga Prishtina do të ketë fluturime në drejtim të Shtutgartit, Hanoverit e Hamburgut, përcjell albinfo.ch.
Sipas ambasadorit gjerman në Kosovë, Kristian Heldt, aviokompania nga shteti i tij, me këtë investim pritet të bëhet transportuesi i parë nga Kosova për në Gjermani.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
St. Gallen ka parkingun më të shtrenjtë në Zvicër Parkimet e reja për motoçikleta shkaktojnë kaos në St. Gallen: 12,000 franga gjoba në 20 ditë... -
Për herë të parë në Zvicër ka më shumë të moshuar se të rinj -
Baseli ul ndjeshëm tarifat për marrjen e shtetësisë zvicerane nga 1 korriku -
Zvicra pritet të sjellë robotë autonomë për pastrimin e rrugëve -
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë













