Lajme
Kompania e Mark Zuckerbergut gjobitet për shkelje të privatësisë në internet
Me 390 milionë euro është gjobitur të mërkurën kompania Meta, nga Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave. Kompanja që përfshin rrjetet Facebook dhe Instagram u gjobit për shkelje të privatësisë në internet.
Me 390 milionë euro është gjobitur të mërkurën kompania Meta, nga Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave. Kompanja që përfshin rrjetet Facebook dhe Instagram u gjobit për shkelje të privatësisë në internet.
Po kështu autoriteti irlandez e ndaloi kompaninë që të detyrojë përdoruesit evropianë të pranojnë reklama të personalizuara bazuar në aktivitetin e tyre në internet, raporton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Masa ndëshkimore mund të trondisë modelin e të bërit biznes të kompanisë Meta, sipas të cilit përdoruesve u serviren reklama bazuar në atë çka bëjnë në internet.
Mbikëqyrësi irlandez e gjobiti Meta-n me 210 milionë euro për shkelje të rregullave strikte të Bashkimit Europian lidhur me çështje të privatësisë që përfshijnë Facebook-un dhe me 180 milionë euro të tjera për shkelje në Instagram.
Kjo është masa më e fundit ndëshkimore e vendosur nga ky komision ndaj kompanisë Meta, pas katër gjobave të mëparshme, që nga viti 2021 që arrijnë në vlerën e mbi 900 milionë eurove.
Vendimi rrjedh nga ankesat e depozituara në maj 2018, me hyrjen në fuqi të rregullave të privatësisë së 27 vendeve të BE-së, të njohura si Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Trump kritikon sërish Zvicrën Trump rikthen kritikat ndaj Zvicrës dhe përmend deficitin tregtar... -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë?













