Lajme
Kompania japoneze farmaceutike shkurton 280 vende pune në Cyrih
Gjiganti farmaceutik Takeda Pharmaceutical Company planifikon largime nga puna në selinë e tij evropiane në Opfikon, si pjesë e një programi global kursimesh.
Kompania japoneze farmaceutike Takeda Pharmaceutical Company ka njoftuar se planifikon të shkurtojë rreth 280 vende pune në selinë e saj evropiane në Opfikon, pranë Cyrihut, transmeton albinfo.ch.
Sipas planit të ristrukturimit, rreth një në katër vende pune në këtë qendër pritet të preket nga shkurtimet. Aktualisht në selinë evropiane të kompanisë punojnë rreth 1,150 punonjës.
Kjo masë është pjesë e një programi global kursimesh të kompanisë, i cili synon të reduktojë shpenzimet me rreth një miliard franga zvicerane.
Shkurtimet e vendeve të punës konsiderohen si një tjetër sinjal se industria farmaceutike në Zvicër po përballet me presione në rritje dhe sfida të reja ekonomike./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera -
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan në artikullin të së dielës, se si themeluesi i kompanisë,... -
Turizmi i Zvicrës dështon me drejtimin e masave të vizitorëve -
Këto ndalime duhet t’i keni parasysh gjatë pushimeve këtë verë -
A e vë në rrezik inteligjenca artificiale shumëgjuhësinë zvicerane? -
Ndërtimi i Aeroportit të Cyrihut filloi 80 vjet më parë











