Lajme
Kompania zvicerane dërgon 17 vagonë me ushqim për civilët në Ukrainë
Kjo sasi ushqimi do të mjaftojë për të ushqyer 5000 të rritur dhe fëmijë për një muaj, thotë deputetja ukrainase Maria Mezentseva nga Kharkiv-i
Rreth një javë më parë ka mbërritur në Kharkiv, Ukrainë, një tren mallrash me 17 vagonë me kontejnerë të mbushur me makarona, mish të konservuar, qumësht UHT dhe ushqim për fëmijë, transmeton albinfo.ch. Malli është dhuruar nga kompania zvicerane e sigurimeve Zürich.
Kjo sasi ushqimi do të mjaftojë për të ushqyer 5000 të rritur dhe fëmijë për një muaj, thotë deputetja ukrainase, Maria Mezentseva, nga Kharkiv-i, shkruan srf.ch. Ajo e nisi fushatën me ndihmën e diasporës ukrainase në Zvicër.
Edhe shumë kompani të tjera zvicerane po ndihmojnë në Ukrainë dhe kështu po bëjnë që të harrohen kritikat fillestare për aderimin e pjesshëm të bizneseve të këtushme me Rusinë.
Kompania e madhe ushqimore Nestlé, për shembull, ka furnizuar popullsinë në Kharkiv në vend për muaj të tërë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Mezentseva thotë se njerëzit janë të befasuar pozitivisht me angazhimin e kompanive zvicerane.
Jan Atteslander nga organizata ombrellë e bizneseve Economiesuisse nuk është i befasuar nga angazhimi i madh i treguar nga kompanitë zvicerane, përcjell albinfo.ch. Ai ndjek nga afër aktivitetet e kompanive zvicerane në Ukrainë. Zvicra është neutrale vetëm në konfliktet ushtarake, thotë ai.
“Ne kurrë nuk kemi qenë neutralë në mbështetjen e civilëve. Gjithmonë jemi përpjekur të ndihmojmë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua













