Shkurt.ch
Kompania zvicerane gabon: +1 rrogë shtesë për festa
Kompania e sigurimit AXA në Zvicër ka paguar 4,300 punonjës gabimisht duke iu dyfishuar pagat e tyre normale të dhjetorit.
Gjithçka ndodhi në një befasi të Krishtlindjes, duke lumturuar kështu punonjësit, lumturi e cila u rrëzua shpejt kur ata mësuan se nuk do t’u lejohej ti mbanin paratë shtesë.
Gabimi, i raportuar në të përditshmen zvicerane Tages-Anzeiger dhe konfirmuar nga vetë kompania rezultoi nga një gabim që ndodhi midis AXA dhe bankës.
Punonjësit mund t’i kthejnë paratë ose t’i marrin ato si një paradhënie për pagesat e janarit, transmeton ‘Scan’.
AXA nuk ka thënë menjëherë se sa para u paguan gabimisht, por bazuar në pagën mesatare zvicerane prej rreth 85,000 frangash zvicerane në vit, gabimi mund të ketë arritur në mbi 30 milionë franga zvicerane (30 milionë dollarë) në pagesa të tepërta, përcjell albinfo.ch.
“Ka gjëra më të këqija”, tha një zëdhënës i AXA për Tages-Anzeiger. “Kryesorja është se të gjithë punonjësit morën pagën e tyre të dhjetorit para Krishtlindjeve.”
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













