Integrimi
Komuniteti arbëresh në Kalabri, me shfaqje kulturore e folklorike
Ditën e shtunë, më 1 qershor, përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Diasporës morën pjesë në aktivitetin e shfaqjes XXVI kulturore folklorike për vlerësimin e pakicave etnike në komunën Santa Caterina Albanese, në Kalabri të Italisë.
Në rajonin e Kalabrisë ndodhen mjaft komuna arbëreshe, të cilat organizojnë aktivitete kulturore të vazhdueshme, njofton Agjencia Kombëtare e Diasporës. Organizimi i tyre synon ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave në komunitetin arbëresh, veçanërisht te fëmijët, përcjell albinfo.ch.

Konferenca e sivjetme iu kushtua shkrimtarit të njohur arbëresh, Francesco Antonio Santori. Në konferencë morën pjesë mjaft personalitete arbëreshe, si Prof. Cettina Mazzei, Ambasadore e Kombit dhe organizatore e aktivitetit; kryebashkiakët e komunave Santa Caterina Albanese dhe Cerzeto, z. Lavalle dhe z. Rizzo; albanologët e njohur Altimari dhe Mandalà dhe dhjetëra përfaqësues të komunitetit arbëresh.
Me nxënësit e shkollave arbëreshe të Kalabrisë u zhvillua një konkurs mbi krijimtarinë e Santorit. Në përfundim të konferencës u ndanë çmime për nxënësit dhe interpretuesit më të spikatur.

Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau












