Futboll
Konfirmohet mungesa e Muriqit në përballje me Zvicrën
Kombëtarja e Kosovës do të jetë jashtëzakonisht e hendikepuar në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2024, përcjell albinfo.ch.
Pas Amir Rrahmanit e Edon Zhegrovës, Vedat Muriqi do të jetë mungesa tjetër e madhe e “Dardanëve” për duelet ndaj Zvicrës e Bjellorusisë.
Pas ekzaminimeve të fundit, u zbulua shkalla e lëndimit të sulmuesit shtatlartë, i cili pësoi tërheqje muskulore në ndeshjen e fundit ndaj Izraelit.
Dhe, sipas mediave spanjolle, “Pirati” i Mallorcës do të mungojë 4-6 javë.
Kështu, krahas dy ndeshjeve me Kosovën, Muriqi s’do të jetë në dispozicion as në ndeshjet e ekipit spanjoll kundër Atletico Madridit, Alavesit, Sevillës dhe Cadizit.
Kosova do të luajë me Zvicrën në Basel këtë të shtunë, kurse të martën që vjen do ta mbyllë në Prishtinë kampanjën kualifikuese të Evropianit me duelin ndaj Bjellorusisë.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë











