Lajme
Konfirmohen katër raste me koronavirus në Zvicër
Autoritetet zvicerane konfirmuan edhe tri raste të reja të koronavirusit
Autoritetet zvicerane konfirmuan tre raste të reja të koronavirusit të enjten, duke bërë kështu gjithsej katër persona me koronavirus, transmeton albinfo.ch.
Dy raste të koronavirusit u konfirmuan nga autoritetet kantonale Graubünden në Zvicrën juglindore të enjten. Të dy personat tregojnë simptoma dhe janë shtruar në spital, por janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Kantoni Gjenevë konfirmoi gjithashtu një rast të enjten. Një burrë 28-vjeçar aktualisht është në spital, por paraqet simptoma të lehta. Departamenti i Sigurisë, Punësimit dhe Shëndetit të Gjenevës tha të enjten se një punonjës i IT, 28-vjeçar, që ishte kthyer kohët e fundit nga Milano, Itali, kishte testuar pozitivisht për koronavirusin.
Burri u kthye tri ditë më parë nga Milano dhe kontaktoi mjekun e tij, i cili bëri një provë, tha një zëdhënës për Agjencinë e Lajmeve Keystone-SDA, shkruan swisinfo.
Rasti i parë i Zvicrës u konfirmua të martën. Një burrë në të shtatëdhjetat e tij u infektua, gjithashtu në rajonin e Milanos, gjatë një ngjarje më 15 shkurt. Pensionisti nga kantoni jugor i Ticino është në izolim në një klinikë në Lugano dhe raportohet se po mbahet mirë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në














