Kosova
Konfiskohen 10 kilogram drogë, i përfshirë edhe një polic kosovar
Arrestimin e të dyshuarve e ka konfirmuar për mediat kosovare prokurorja e Prokurorisë në Mitrovicë, Zejnie Kela
Njësia Anti-Drogë e Policisë së Kosovës ka arrestuar mbrëmë në rajonin e Mitrovicës Veriore tre persona për posedim të lëndëve narkotike. Arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ndërsa siç raportojnë mediat lokale duke u thirrur në burimet e policisë, njëri nga të arrestuarit është polic kosovar nga Njësia e Mbrojtjes së Afërt.
Arrestimin e të dyshuarve e ka konfirmuar për mediat kosovare prokurorja e Prokurorisë në Mitrovicë, Zejnie Kela.
“Janë arrestuar 3 persona për narkotik. Tash jemi në fazën e hetimeve dhe nuk mund të them asgjë më shumë”, tha ajo.
Mediat në Kosovë kanë marrë vesh se në veturën “Audi” të cilën e drejtonte pjesëtari i Policisë së Kosovës është gjetur droga në sasi prej mbi 10 kilogramë. Ndërsa, dy të arrestuarit e tjerë ishin në një veturë tjetër, e cila e shoqëronte veturën e drejtuar nga zyrtari i Policisë. Tre të dyshuarit gjendeshin në dy vetura të ndryshme.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












