Kosova
Konjufca: Kosova e gatshme të kontribuojë në sigurinë e rajonit
Konjufca përshëndet rezolutën në Kongresin Amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përshëndetur nismën e tre kongresistëve amerikanë për prezantimin e një rezolute në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, e cila mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO, përcjell albinfo.ch.
Reagimi i Konjufcës vjen pasi kongresistët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler kanë paraqitur një rezolutë dypartiake që synon të përkrahë integrimin euroatlantik të Kosovës, duke e konsideruar atë si hap të rëndësishëm për sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin transatlantik.
Në një postim në platformën X, Konjufca ka theksuar se Kosova është e gatshme të luajë rol aktiv në garantimin e sigurisë në rajon dhe më gjerë.
“E mirëpres prezantimin e rezolutës dypartiake në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO, dhe i falënderoj kongresistët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Kosova është e gatshme të kontribuojë në sigurinë e rajonit dhe të komunitetit transatlantik”, ka shkruar Konjufca.
Rezoluta e propozuar thekson rëndësinë strategjike të përfshirjes së Kosovës në NATO, duke e parë atë si faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë, ndërsa vlerëson edhe rritjen e mbështetjes në politikën amerikane për integrimin euroatlantik të Kosovës.
Në dokument thuhet se katër shtete anëtare të NATO-s – Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet. Rezoluta u bën thirrje këtyre vendeve që t’i rishqyrtojnë qëndrimet e tyre, duke theksuar se njohja më e gjerë është thelbësore për të zhbllokuar rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe për të mbyllur një boshllëk strategjik në Evropën Juglindore.
“Kosova ka demonstruar një përkushtim të qartë ndaj stabilitetit rajonal dhe përafrimit strategjik me vendet e NATO, por progresi i saj drejt anëtarësimit në aleancë po pengohet nga mungesa e njohjes nga një numër i vogël aleatësh,” është cituar të ketë deklaruar kongresisti Keith Self.
Ai ka theksuar se përfshirja e Kosovës në NATO është e domosdoshme për të kundërshtuar ndikimet e kundërshtarëve në Evropë, duke kërkuar që SHBA të inkurajojë katër vendet mosnjohëse të ndryshojnë qëndrimin e tyre./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Helvetia Gold sjell koleksionin ekskluziv të kartelave të arit Në një kohë kur investimet e sigurta po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi, Helvetia Gold... -
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes -
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë
Jeta në Zvicër
-
Berna i hap rrugën Gjenevës për më shumë pushim prindëror Gjykata Federale ka rrëzuar kundërshtimet ndaj modelit të Gjenevës, duke i lejuar kantonit të zgjerojë të... -
Helvetia Gold sjell koleksionin ekskluziv të kartelave të arit -
SBB njofton udhëtarët se cilët trena nuk kanë klimë -
Nga viti 2032, kompanitë zvicerane nuk do të kontrollojnë më barazinë e pagave -
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026













