Kosova
Konjufca liron edhe 35 diplomatë nga detyra
“Ministri Konjufca ka marrë vendim për kthimin apo lirimin e rreth 35 diplomatëve"
Glauk Konjufca shfuqizoi vendimin për 14 konsuj dhe propozoi tërheqjen nga misioni të 7 ambasadorëve, sa ishte fuqiplotë, në pozitën e ministrit të Jashtëm.
Duket se këtë praktikë Glauk Konjufca po e vazhdon edhe si ministër në detyrë.
Ai rishtas ka marrë vendim që t’i zhveshë nga detyra edhe 35 diplomatë të tjerë kosovarë.
Këtë për Klankosova e ka konfirmuar këshilltari i tij, Kreshnik Ahmeti, duke theksuar se kjo tash po bëhet në kuadër të procesit të rotacionit që parashihet me ligjet përkatëse.
“Ministri Konjufca ka marrë vendim për kthimin apo lirimin e rreth 35 diplomatëve. Siç parashihet edhe me ligj, diplomatët e karrierës kthehen në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ta vazhduar angazhimin e tyre, ndërsa diplomatët politikë lirohen nga detyra”, është shprehur Ahmeti.
“Arsyeja e kthimit të tyre është përfundimi i mandatit”.
Po ashtu, Ahmeti ka deklaruar se pjesa më e madhe e këtyre diplomatëve kanë përfaqësuar Kosovën si duhet në kohën e ushtrimit të funksionit të tyre.
“Kthimi i diplomatëve nuk ka të bëjë me performancën e tyre. Më duhet të them se pjesa dërrmuese e diplomatëve kanë pasur performancë të mirë përgjatë mandatit të tyre në misionet ku kanë qenë. Kthimi i tyre ka të bëjë vetëm me skadimin e mandatit dhe respektimin e bazës ligjore”.
Deri tash është kuptuar se nga diplomatët që lirohen nga detyra janë: Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në New York, Teuta Sahatqija, Rron Kryeziu – konsull në SHBA (i biri i ministres në detyrë të Kulturës, Vlora Dumoshi) dhe Fatmire Musliu, pjesë e shërbimit diplomatik në Gjermani (motra e deputetes së Kuvendit të Kosovës nga PDK, Ganimete Musliu).
Këshilltari i Konjufcës, ndër të 35-ët ka me grada të ndryshme diplomatike, për të cilët është propozuar lirimi nga detyra, nuk ka përmendur emrat e përveçëm të asnjërit prej tyre.
“Me keqardhje më duhet të them që nuk mund të jap informacion më të detajuar në lidhje me diplomatët tanë. Praktikat e mira nuk rekomandojnë një gjë të tillë”.
Ministria e Jashtme e Kosovës për të zëvendësuar këta 35 përfaqësues të Republikës së Kosovës në botën e jashtme ka hapur konkursin ditë më parë.
“Paralelisht me kthimin e diplomatëve, ne kemi hapur edhe konkursin e brendshëm për t’i zgjedhur diplomatët e tjerë, të cilët do të shkojnë në këto pozicione të misioneve të jashtme. Më duhet të theksoj se një konkurs i tillë po realizohet për herë të parë në historinë e MPJ-së”.
“Pra, tash e tutje nuk do të ketë vendime arbitrare në tavolinën e ministrit se cili diplomat në cilin mision do të shkojë. Por, do të ketë procedura të rregullta profesionale, siç ndodh edhe në vendet e përparuara”.
Në fillimmarsin e këtij viti Konjufca i kishte propozuar Presidentit Hashim Thaçi që të tërheqë nga misioni diplomatik ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, si dhe gjashtë diplomatë të tjerë: Edon Cana, Lirim Grejçevci, Shpend Kallaba, Mimoza Ahmetaj, Ylber Hysa dhe Ramadan Avdiu.
Paraprakisht Konjufca kishte tërhequr vendimin për emërimin e 14 konsujve, nënshkruar nga paraardhësi i tij në krye të diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në Banka zvicerane UBS do të jetë në gjendje të zgjerojë shërbimet e saj për klientët në... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë












