Kosova
Konkluzionet e raportit 58-faqesh për rastin e Astrit Deharit (Dokument)
Prokuroria Themelore në Prizren, përmes një komunikate njoftoi se dje ka pranuar të përkthyer në gjuhën shqipe raportin 58- faqesh të ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit, përcjell albinfo.ch.
Raporti i ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit konstaton – citojmë: 1. Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë El180001, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit.
Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. DEHARI Astrit përmes mjete të caktuara nga mjekët ligjor duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh.
2. Analizat e ADN-së të kryera në laboratorët tona kanë mundësuar të vejnë në dritë një profil të ADN-së mbi mostrën e përshkruar nga ekspertët e Kosovës siç thuhet se përmban pak ose shumë pak ADN.
3. Nga ajo çfarë u tha, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Ekipet tona dhe laboratorët tona janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen.
Bazuar në të gjeturat e këtij raporti, Prokuroria thotë se do të vazhdojë me hetimin e këtij rasti dhe do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, ku do t’i dëgjojë edhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë, si dhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, për sqarimin e raporteve të tyre dhe nëse është e domosdoshme do të bëhet një super-ekspertizë jashtë vendit në bashkëpunim dhe koordinim me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që të sqarohen rrethanat dhe shkaktarët e vdekjes.
Prokurori i Shtetit siguron familjen Dehari dhe opinionin publik se në bazë të kompetencave dhe autorizimeve kushtetuese dhe ligjore do të zhvillojë hetime profesionale deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti.Përfundimet e raportit në gjuhën frënge dhe të përkthyera në gjuhën shqipe i gjeni të bashkangjitura më ketë komunikatë.
E-Diaspora
-
Mërgata pajis Spitalin e Dializës në Strugë me aparatura moderne Diaspora shqiptare pajis Spitalin e Dializës në Strugë me aparatura moderne... -
Nju-Jork
Albulena Uka betohet si avokate në Nju-Jork, një sukses i ri për juristen nga Kosova -
Arbër Bullakaj betohet si deputet në Parlamentin Federal të Zvicrës -
4 për qind e banorëve të Kantonit të Lucernit e kanë gjuhë amtare shqipen -
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Pse Çernobili e ndryshoi Zvicrën? Rrëfimi i ndikimit të katastrofës bërthamore të vitit 1986 në opinionin publik zviceran... -
Arbër Bullakaj betohet si deputet në Parlamentin Federal të Zvicrës -
Ligji i ri zviceran rrit falimentimet me 106 për qind -
Firma e telekomunikacionit paralajmëron për rritje të ndjeshme të kërcënimeve kibernetike në Zvicër -
4 për qind e banorëve të Kantonit të Lucernit e kanë gjuhë amtare shqipen
















