Kalendari
Konkurs për mësimdhënës – viti shkollor 2020/2021
“Shkolla Shqipe në Zvicër” shpall konkurs për mësimdhënës-e në gjuhën shqipe për disa pika shkollore, në Qytetin dhe Kantonin e Cyrih-ut, për në kantonin e Lucern-it, të Schafhausen-it, të Bern-it, të Basel-it, të Grabünden -it, të Appenzell-it etj.
Kandidatët duhet patjetër t’i plotësojnë këto kushte: – të posedojnë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër, – të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane, nivelin B1 – të posedojnë kualifikim përkatës arsimor, universitar ose SHLP (drejtimet: klasor, gjuhë e letërsi shqipe, pedagogji).
Kërkesa, jetëshkrimi dhe dokumentacioni i duhur në kopje (diploma, vërtetimet e përvojës së punës, lejeqëndrimi për të huajt në Zvicër, çertifikatat për kurset e ndjekura) të dërgohen në këtë adresë: Shkolla Shqipe në Zvicër, (Vaxhid Sejdiu), Oberlandstrasse 70, 8610 Uster, ose të gjitha dokumentet e skanuara në pdf, në adresën elektronike: [email protected]
Konkursi mbetet i hapur 14 ditë pas publikimit në të përditshmet shqiptare në Zvicër.
Zürich, 05. Korrik 2020 Shkolla Shqipe – Zvicër
Dr. Vaxhid Sejdiu – koordinator
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit07 Korrik 2020
- Ora17:00
- Data e përfundimit21 Korrik 2020 - 17:00
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare Ajo që e dallon qasjen e këtyre mediave në raport me zgjedhjet aktuale është përfshirja e... -
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Ku ka bllokime më të gjata trafiku gjatë festave Festat shkaktojnë një volum të lartë trafiku në rrugë. Rrugët e mëposhtme pritet të bëhen pika... -
Nga ligjet e reja te ngjarjet e mëdha: Gjithçka që ndryshon në Zvicër në vitin 2026 -
ABB dhe Stadler ngrenë dyshime në lidhje me trenat Siemens për Zvicrën -
Rënie e turizmit në Evropë prej krizës ekonomike – Zvicra pjesë e trendit -
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare












