Integrimi
Kontrabanda me njerëz, në duar të kosovarëve!
25 për qind të kontrabandistëve të kapur janë kosovarë. Zyra Federale për Polici (Fedpol) e shpjegon numrin e kosovarëve kontranadistë me diasporën e madhe kosovare në Zvicër
Rojat kufitare kanë kapur gjatë pesë muajve të parë të vitit 7027 të huaj me dyshimin për hyrje ilegale në Zvicër si dhe 156 persona po ashtu të huaj të dyshuar për trafikimin e të parëve.
Numri i migrantëve që janë arestuar për qëndrim ilegal në Zvicër gjatë muajit maj pothuajse është dyfishuar në krahasim me atë ë regjistruar gjatë prillit. Kështu, nëse në prill kanë hyrë ilegalisht gjithsej 1346 veta, në maj kanë qenë 2376 të tillë. Këta të arrestuar kanë qenë më së shumti të ardhur nga Eritrea, 976 veta, nga Gambia 747 nga Kosova 467 etj.
Siç shkruan gazeta “Schweiz am Sonntag”, të shumtët nga këta migrantë kanë ardhur në Zvicër me tren dhe pjesa tjetër me vetura se me kamionë. Shumica e tyre zgjedhin rrugët kryesore me qëllim që të mos dallohen në masën e madhe të njerëzve. Vetëm pak nga numri i gjithëmbarshëm kanë hyrë përmes “kufirit të gjelbër”.
Hulumtimet e gazetës kanë ardhur po ashtu në përfundim se biznesi i kontrabandës me refugjatë është me shumicë në duar të kosovarëve. 25 për qind të kontrabandistëve të kapur janë kosovarë. Zyra Federale për Polici (Fedpol) e shpjegon numrin e kosovarëve kontranadistë me diasporën e madhe kosovare në Zvicër.
Në vendin e dytë dhe të tretë vijnë pastaj shtetasit zviceranë dhe eritreanë, shkruan gazeta në fjalë, raporton albinf.ch.
Kontrabandimi i njerëzve është bërë një biznes i leverdishëm, i cili sjell fitime të mëdha ndërkohë që rreziku nga ndjekja penale është proporcionalisht i ulët, shkruan veç tjerash gazeta “Schweiz am Sonntag”.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026











