Sport

Koronavirusi: Kampionati zviceran pezullon ngjarjet sportive

Zvicra është shteti i radhës që po përballet me koronavirusin.

Koronavirusi është tema kryesore në mediet botërore. Ky virus është përhapur edhe në Evropë, duke shtuar frikën në maksimum.

Kampionati zviceran është ai i radhës që do të pezullojë evenimentet sportive.

Kampionati i futbollit zviceran do të pezullohet deri më 23 mars, si pasojë e masave të mara për koronavirusin.

Si pasojë e këtij pezullimi do të mungojnë edhe minutat për Edon Zhegrovën. Ky lajm nuk do të jetë i mirë për kombëtaren e Kosovës, e cila luan ndeshjen me Maqedoninë Veriore në mars.

Minutat e Zhegrovës do të ishin shumë të rëndësishme para kësaj ndeshje, por përhapja e koronavirusit ka ndryshuar situatën.

Ka mundësi që edhe ndeshja Maqedoni Veriore – Kosovë të shtyhet, shkruan Medial.mk, përcjell Albinfo.ch.