Lajme
Koronavirusi mbërrin në Zvicër
E konfirmuar nga Zyra Federale zvicerane për Shëndetësi.
Edhe Zvicra është prekur nga koronavirusi.
Autoritetet zvicerane gjatë ditës së sotme kanë konfirmuar rastin e parë të koronavirusit, njofton Zyra Federale zvicerane për Shëndetësi.
Ende nuk dihet se në cilin qytet ishte konfirmuar rasti i parë, derisa zyrtarë të kësaj zyreje nuk kanë dhënë më shumë detaje, raporton Reuters.
Televizioni zviceran RTS ka raportuar se autoritetet në Ticino, në kufirin me Italinë, e kanë konfirmuar se rasti ka ndodhur në rajonin e tyre.
Ndryshe, më shumë se 2.600 persona kanë vdekur nga koronavirusi, kryesisht nga Kina, teksa është përhapur në rreth 30 shtete të tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën