Lajme
Kosova bëhet anëtare e Unionit të Odave Tregtare Gjermane
Në Tiranë u nënshkrua edhe zyrtarisht partneriteti i OEK-ut në projektin “DIHK-CEFTA Project”
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës (CCI) edhe zyrtarisht bëhen partnere të Unionit të Odave Tregtare Gjermane në implementimin e projektit të CEFTA-s.
Në këtë projekt, Kosova ka qenë vëzhguese gjatë dy viteve të kaluar, ndërsa nga dita e premte bëhet anëtare me të drejta të barabarta.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, me këtë rast shprehu falënderimin e tij për pranimin e OEK-ut, respektivisht Kosovës në këtë projekt me të drejta të barabarta sikur të gjitha Odat Ekonomike të vendeve të CEFTA-s.
“Fillimisht ju falënderoj për bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj për pranim të OEK-ut me të drejta të plota në projekt dhe njëherit shpreh gatishmërinë e Odës Ekonomike të Kosovës për bashkëpunim dhe kontribut meritor në këtë drejtim”, tha në fjalën hyrëse Gërxhaliu.
Tutje, ai theksoi që zhvillimi ekonomik i Kosovës nuk mund të ketë suksesin e dëshiruar dhe nuk mund të ketë as inpute pozitive në zhvillime ekonomik duke mos qenë pjesë e proceseve dhe projekteve të përbashkëta rajonale dhe evropiane.
“Ne fuqishëm besojmë që ky do të jetë hapi kryesor kur komuniteti i biznesit kosovar do të ngritë zërin për problemet dhe barrierat me vendet anëtare të CEFTA-s”, deklaroi Gërxhaliu.
Ndërsa, Eduard Schwartz menaxher i projektit, tha që ndjehet shumë i lumtur me faktin që OEK-u dhe CCI do të jenë partnerët më të ri në projekt. “Pres që bashkëpunimi me ju të jetë frytdhënës dhe bashkërisht të zhvillojmë këtë projekt në favor të Odave Ekonomike dhe komunitetit të biznesit”, tha ai.
Pranimin e Kosovës në këtë projekt e përshëndeti edhe Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës.
“Do të bashkëpunojmë ngushtë dhe që për implementim të këtij projekti nga CCI, janë zgjedhur njerëzit e duhur dhe pres që përfitimet e komunitetit të biznesit të jenë ato që do të na udhëzojnë drejt suksesit dhe progresit”, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












