Kosova, burim pasurues për adoleshentët e Komunës Marly
Për tre vjet rresht Michel Favre shoqëron adoleshentët me vështirësi në Kosovë
Të mësosh për vetveten dhe të bashkëveprosh me të tjerët si dhe me kulturën e të tjerëve duket të jetë mënyra me të cilën Michel Favre, mediator shoqëror i Komunës Marly, ka zgjedhur për të mbështetur adoleshentët gjatë zhvillimit të tyre.
Nëse legjenda e fjalës së urtë: “Të largohesh për t’u kthyer më mirë” veçse është vërtetuar, prapëseprapë përzgjedhja a vendit për të shkuar nuk bëhet edhe aq lehtë.
Por Michel Favre-it a i ka dalë telashe për të gjetur atë? “Aspak! Ishte shumë e natyrshme. Një mik i Kosovës, J. Berisha, zgjoi tek unë dëshirën për këtë udhëtim”, tregon ai. Edhe pse bota gëzon plot mrekulli anë e mbanë saj, të rinjtë e komunës Marly vendosën të nisën për Kosovë. Kështu që, për ta realizuar këtë projekt, ata u pajisen me një minibus 15 vendesh, tre mediatorë (njëri prej të cilëve ishte kosovar), me financimin e çmueshëm të Komunës së tyre, si dhe të hollat e mbledhura falë aktiviteteve të ndryshme.
Kështu që, një herë në vit, gjatë tre vjetëve më radhë, të rinjtë e kësaj komune nisën për në Kosovë. Për herë të parë ata u nisën më 2008 për të vizituar fshatin Gurbardh, i cili ndodhet në rrethinën e Malishevës.
Pse ndërmerret një udhëtim i tillë?
Falë përkushtimit të J. Berishës, ky projekt është bërë i mundur, thotë M. Favre: “Ai më inkurajoi mua dhe më ndihmoi ta realizoj. Ne shkuam për të zbuluar fshatin e tij dhe jetën e banorëve të fshatit të tij. Aty të rinjtë janë integruar në jetën e përditshme të fshatarëve, kanë fjetur në shtëpizat e tyre, kanë marrë pjesë nëpër dasma dhe, më e rëndësishmja, ata gëzuan mundësinë që të zhvillojnë marrëdhëniet me vendësit secili në mënyrën e vet”.
Z. Favre i gëzohet faktit se të rinjve zviceranë u është dhënë mundësia të shohin se si mund të jetohet ndryshe. Dalëngadalë, për shumicën prej tyre u janë hapur horizonte të reja. Për disa, ata edhe kanë fituar besim në vetveten, ndërsa për të tjerë ata kanë zhvilluar një ndjenjë të tolerancës dhe të besimit ndaj kulturave dhe njerëzve që nuk njihnin fillimisht.
“Kosovarët që jetojnë në Kosovë dallohen nga ata që jetojnë në Zvicër”, vështrojnë të rinjtë. Pashmangshmërisht, thotë ai, atje, ishin zviceranët e rinj, të cilët mbanin kasketën e të huajit.
Megjithatë, gjatë shkëmbimit tonë, mediatori Favre thotë se dëshiron t’i largohet një përshkrimi me dukuri engjëllore të këtyre udhëtimeve. Para së gjithash, ai synon të përballë të rinjtë me përvoja të reja, me realitete të reja, në mënyrë që ata gradualisht të arrijnë të ballafaqohen me vetveten, dhe përtej asaj, të mësohen ta njohin vetveten.
Kontakti me të tjerët na ndryshon domosdo. Nuk duhet të mashtrohemi, vëren z. Favre: “Ndikimi i një udhëtimi nuk paraqitet patjetër menjëherë. Ndikime të tilla ndërhyjnë në përditshmërinë e secilit në mënyra të ndryshme dhe në kohë të ndryshme”.
Qëndron fakti se, sipas mediatorit, në Komunën Marly “kosovarët ishin shumë të habitur dhe të prekur nga kjo qasje, e cila ndihmoi dhe lehtësoi kontaktin me këtë komunitet”, tregon ai.
Që atëherë, Michel Favre mbledh jehonën e këtij udhëtimi në fshatin Marly. Disa prindër pohojnë se fëmijët e tyre nuk e heqin prej goje takimin e tyre me kosovarët në vend.
Udhëtarët e rinj zviceranë kërkuan të shprehin mirënjohjen e tyre për mikpritjen e kosovarëve. Ata donin të sjellin ndihmën e tyre për zhvillimin e Gurbardhit. Kështu që ata vendosën të gjejnë fondet e nevojshme për të ndërtuar një park lodrash për lojë. Që atëherë, ky park është realizuar dhe fëmijët e lagjes e gëzojnë.
Fal aktiviteteve të kryera, Marlynezët kanë arritur të mbledhin fonde për të realizuar iniciativën e tyre në shenjë falënderimi të fshatarëve nga Gurbardhi.
Duke shfletuar fotografitë e bëra nga të rinjtë në këtë fshat, paraqitet vetvetiu citati i njohur i Saint-Exupéry, i cili, për këtë rast, kristalizon mendimin tonë: “Nëse unë ndryshoj nga ju, larg asaj që t‘ ju dëmtoj, unë ju pasuroj”.
Përveç se, kur vështrojmë këtë udhëtimi, del në pah se statusi i të huajit tashmë është zbehur, duke bërë që të mos dihet se kush ndryshon nga kush, dhe më në fund, të gjithë u pasuruan më këtë takim.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











