Kosova

Kosova dhe Bahamas nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se sot në Uashington D.C. është finalizuar marrëveshja për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e Kosovës dhe Bahamas. Ky hap vjen pas takimit dhe marrëveshjes me Kryeministrin e Bahamas, Philip E. Davis, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në dhjetor.

Osmani ka theksuar se kjo marrëveshje do të forcojë partneritetin midis dy vendeve dhe do t’i afrojnë qytetarët e tyre. Marrëveshja u nënshkrua nga ambasadorët përkatës të dy shteteve në Uashington D.C.