Kosova
Kosova dhe Kroacia i kërkojnë Serbisë hapjen e arkivave për të pagjeturit
Datë zyrtare për takim nga Brukseli nuk është dhënë, por në pjesën e parë të muajit shtator delegacionet e Kosovës e Serbisë planifikohet të takohen për rrethin e ri të bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja.
Aty pala kosovare do të ketë një kërkesë specifike ndaj asaj serbe, e kjo ka të bëjë me thirrjen ndaj Beogradit që të hap arkivat shtetërore.
Mendohet se Serbia mban dosjet e detajuara që mund të zbardhin fatin e personave të pagjetur të zhdukur gjatë luftës së Kosovës. Numri i tyre është rreth 1600.
“Kërkesa jonë e parë në takim me palën serbe do të jetë hapja e arkivave me anë të të cilëve ne do mësonim për fatin e të pagjeturve”, tha Andin Hoti, kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.
“Serbia po e politizon këtë çështje e cila për ne është krejt humane”, shtoi Hoti, raportojnë mediat kosovare.
Ndërkohë, kërkesë identike me atë të Kosovës në adresë të Serbisë ka edhe Kroacia.
Presidenti i këtij shteti që është anëtar i Bashkimit Evropian e NATO-s, tha se ata duan hapjen e arkivave mu për fatin e personave të pagjetur që u zhdukën në luftën serbo-kroate nga viti 1991 deri më 1995.
“Në raport me Serbinë e vetmja gjë që më intereson është fati i personave të zhdukur. Nuk do të heq dorë nga kjo kërkesë dhe këtu kam shumë përvojë. Ne nuk mund të kërkojmë dëmshpërblim të luftës por duhet të kërkojmë të zbulojnë fatin e shpirtrave të njerëzve, se më nuk bëhet fjalë as për trupa. Për këtë duhet të bisedojmë dhe ata, pra Serbia i kanë këto informacione të cilat duhet të na i japin”, tha kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër Që nga prilli i vitit 2025, qeveria federale zvicerane ka marrë mbi 260 raporte për sulme... -
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini













