Kosova
Kosova dhe Serbia sot përballen në tavolinën e diskutimeve në Bruksel
Bëhet e ditur se takimi i radhës mes krye negociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, do të mbahet sot në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë para takimit se Kosova nuk është në fazën e negocimit në Bruksel.
“Ne nuk jemi në fazën e negocimit në Bruksel, jemi në fazën e zbatimeve të marrëveshjeve. Nuk ka më kompromise në negocim, negocimet kanë përfunduar dhe jemi në fazën e zbatimi të marrëveshjeve. Ku Kosova insiston që marrëveshjet të zbatohet në plotësi dhe pa parakushte dhe vonesa dhe për të siguruar që marrëveshjet na çojnë drejt normalizimit e jo drejt eskalimit të konfliktit. Ne kemi parë nënshkrimin e marrëveshjes si rrugën më të mirë për të garantuar zbatimin e tyre të plotë”, deklaroi ai.
Sipas Bislimit, ky është dakordimi i vetëm që kanë arritur në takimin me emisarin special evropian, Miroslav Lajçak dhe se “nuk ka më kompromise në negocim, por vetëm zbatim të marrëveshjeve”.
Lajçak ka deklaruar kohë më parë se draft-statuti për asociacionin nuk shkel “vijat e kuqe” të palëve, duke shtuar se ky nuk është elementi i vetëm që duhet të zbatohet, pasi Serbia nuk ka zbatuar nene të marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve me Kosovën.
Diplomati sllovak gjithashtu pati deklaruar se në takimin që do të mbahet në Bruksel, fokusi parësor do të jetë në arritjen e progresit të menjëhershëm në zbatimin e marrëveshjes dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për situatën sfiduese në veri të Kosovës.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?











