Kosova
Kosova do të përfitojë falas 360 mijë vaksina
Kosova do të përfitojë 360,000 vaksina falas nga Aleanca Botërore e Vaksinimit, e njohur si COVAX.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës tha për REL se pjesën tjetër të vaksinave, Kosova do ta blejë me mjete të veta financiare, kur ato të jenë në treg dhe të lejuara për përdorim te njerëzit.
“Kosova, prej disa muajsh, ka qenë në bisedime me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe partnerët ndërkombëtarë. Aleanca Botërore e Vaksinimit e ka futur Kosovën në mesin e shteteve përfituese falas të 20% të sasisë së vaksinave, apo 360,000 doza të vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton coronavirusi i ri”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë.
Këtë javë, kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech kanë konfirmuar se vaksina e tyre kundër coronavirusit “ofron mbrojtje 90%”.
Dy kompanitë planifikojnë të aplikojnë për miratimin emergjent të vaksinës së tyre në fund të këtij muaji.
Pfizer ka thënë se beson se do të sigurojë 50 milionë doza të vaksinës deri në fund të këtij viti dhe rreth 1.3 miliard të tjera deri në fund të vitit 2021.
Në zhvillim e sipër janë edhe dhjetëra vaksina të tjera kundër coronavirusit.
Kosova ka konfirmuar në total 26,888 raste me coronavirus. Aktualisht i ka 9,418 raste aktive.
E-Diaspora
-
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër Për më shumë se një dekadë, mijëra punëtorë në Zvicër kanë filluar dhe mbaruar punën me... -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë” -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen
Jeta në Zvicër
-
Policia e Vaudit intensifikon kontrollet ndaj automjeteve me zhurmë të tepërt Policia kantonale e Vaudit në Zvicër po shton aksionet kundër automjeteve që shkaktojnë zhurmë të tepërt,... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme













