Kosova
Kosova, e 13-ta në Evropë për raste të reja pozitive me Covid-19
Rastet e reja me koronavirus në Kosovë po vazhdojnë të shtohen.
Dje, e shtunë, brenda 24 orëve është raportuar për 1370 raste të reja me koronavirus dhe një të vdekur.
Sipas statistikave të “Statista.com”, Kosova zë vendin e 13-të në Evropë për raste të reja pozitive gjatë shtatë ditëve të fundit për 100 mijë banorë.
Mestarja e Kosovës gjatë kësaj periudhe shtatëditore është 201.3 raste të reja pozitive për 100 mijë banorë. Përditësimin e fundit “Statista.com” e ka bërë të premtën më 13 gusht 2021.
Listën e kësaj webfaqeje e kryeson Gjeorgjia me 799.1 raste të reja, ndjekur nga Qipro me 390.2 e Mali i Zi me 341.1.
Prapa Kosovës në listë janë vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut me mestare 143.6 raste të reja pozitive, më pas Serbia me 72.6 raste, Sllovenia me 52.7 raste, Shqipëria me 46.3 raste e Kroacia me 38.2 raste.
Shifrat me raste pozitive në Kosovë kanë filluar të rriten dukshëm gjatë dhjetë ditëve të fundit, ndërsa nga IKSHPK-ja është thënë se dominuese në Kosovë tash është varianti Delta i koronavirusit, një variant shumë më përhapës dhe që po i prek edhe moshat e reja. Madje për variantin Delta sipas hulumtimeve është thënë se është ngjitës gati sa lija e ujit.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë konfirmuar 115.151 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 2280 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 106.056 qytetarë, ndërsa janë 6815 raste aktive.
Vaksinimi masiv në Kosovë ka filluar në qershor. Që nga atëherë janë administruar 559.007 doza të vaksinave antiCOVID. 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dy doza.
E-Diaspora
-
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen "Ne nuk duam të përçajmë popullsinë," është shprehur kryetari i komunitetit mysliman shqiptar, Sinan Sadriu... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri
Jeta në Zvicër
-
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht Kudo shikon, njerëzit kolliten dhe teshtijnë, duke krijuar përshtypjen se “të gjithë janë të sëmurë”. Sipas... -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë -
Ministri zviceran i mbrojtjes: Vazhdimi i misionit në Kosovë, i domosdoshëm












