Lajme
Kosova e Austria thellojnë bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë
Marrëveshja ka për fokus avancimet në menaxhimin e tokave, resurseve ujore, çështjeve bujqësore-mjedisore, zhvillimit rural
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës, Blerand Stavileci dhe homologu i tij austriak, Nikolaus Berlakovich, kanë nënshkruar në Vjenë një memorandum mirëkuptimi për të thelluar bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe në industrinë e përpunimit të ushqimit.
“Me këtë rast u përmend roli i rëndësishëm që këta sektorë kanë në ekonomitë e të dy shteteve dhe u tha se bashkëpunimi i mëtutjeshëm do të përfshijë edhe projekte të përbashkëta bujqësore, me fokus të veçantë në avancimin e prodhimtarisë, në përpunimin dhe tregtimin e qumështit dhe pemëve e perimeve, në përgatitjen e pilot-projekteve të integruara për organizimin dhe menaxhimin e ndërmarrjeve bujqësore nëpërmjet trajnimeve dhe konsulencës”, thuhet në kumtesën e MBPZHR-së.
Sipas kumtëesës, kjo marrëveshje për fokus ka edhe avancimet në fushën e menaxhimit të tokave, menaxhimit të resurseve ujore, çështjeve bujqësore-mjedisore, zhvillimit rural.
“Të gjitha pikat e bashkëpunimit që dalin nga kjo marrëveshje parashihen të realizohen nëpërmjet këmbimit të përvojave, informatave dhe ekspertëve në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe degëve industriale të ndërlidhura me to, siç janë prodhimi, përpunimi dhe tregtimi i mallrave bujqësore dhe menaxhimi i pyjeve:, thuhet në kumtesë.
Republika e Austrisë për të rritur kontributin e sektorit të bujqësisë kosovare në zhvillimin ekonomik, deri tash ka dhënë kontribut të konsiderueshëm edhe nëpërmjet projektit të binjakëzimit të financuar nga Komisioni Evropian, i cili është duke u implementuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencioni i Pagesave i Republikës së Austrisë.
“Ky memorandum i nënshkruar nuk përbën një traktat ndërkombëtar dhe nuk do të krijojë të drejta dhe obligime për palët nënshkruese të cilat i nënshtrohen të drejtës ndërkombëtare. Kohëzgjatja e tij është e pakufizuar”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










