Kosova

Kosova e Japonia pajtohen për rritjen e turizmit

Kosova është duke u prezantuar në panairin e turizmit në Japoni nga Agjencia për Promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme. Në këtë panair po marrin pjesë dy kompani të Kosovës, që janë përzgjedhura nga KIESA.

Ushtruesja e detyrës së ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi, ka nënshkruar marrëveshje me Agjencinë Japoneze të Turizmit për lehtësimin e zhvillimit ekonomik dhe për rritjen e potencialit të turizmit në të dy vendet. Krasniqi ka thënë se Kosova është e përkushtuar të zgjerojë raportet me partnerët strategjikë, siç është Japonia.

“Kjo marrëveshje do të ketë impakt shumë pozitiv për shtetin e Kosovës dhe njëkohësisht hap mundësi të reja për të dyja vendet, sidomos në fushën e turizmit. Po ashtu kjo marrëveshje është një eksperiencë e re për Kosovën, sepse do të ketë shkëmbime të materialeve të ndryshme dhe përvojave në turizëm dhe do të lehtësojë komunikimin në mes të dyja vendeve”, ka theksuar Krasniqi.