Sport
Kosova e treta në “Swiss Open 2012”
Përfaqësuesja e Kosovës në mesin e 27 shteteve ka shënuar sukses të shkëlqyeshëm duke u renditur në pozitën e tretë me 8 medalje të fituara
Këshilli organizues i Turneut Ndërkombëtar të Karatesë “Swiss Open 2012” ka publikuar rezultatet përfundimtare të ekipeve dhe përfaqësueseve të këtij turneu të organizuar në Zvicër.
Pos mikpritësit, Zvicrës që është përfaqësuar me më së shumti garues në këtë garë, po ashtu edhe përfaqësuesja e Ukrainës kishte 122 garues.
Ata në plasmanin e përgjithshëm siç është pritur zunë vendin e parë me 51 medalje te fituara prej tyre 21 të arta, 16 të argjendta dhe 14 të bronztë.
Edhe karateistët shqiptarë kanë shkëlqyer në “Swiss Open 2012” që është mbajtur në Valiselen të Cyrihut të Zvicrës.
Përfaqësuesja e Kosovës në mesin e 27 shteteve me 70 klube pjesëmarrëse ka shënuar sukses të shkëlqyeshëm duke u renditur ne pozitën e tretë me 8 medalje të fituara, prej tyre 4 të arta, 3 të argjendta dhe 1 të bronztë.
Duke llogaritur pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve, ata që e përfaqësuan Kosovën dhe Zvicrën në këtë aktivitet ndërkombëtar ata kanë fituan gjithsej 18 medalje, prej tyre 7 medalje të arta, 4 të argjendta dhe 7 të bronzta.
Edhe Shqiptarët që e përfaqësuan Zvicrën janë dëshmuar me rezultate kulmore. Ata fituan 10 medalje, prej tyre 3 të arta, 1 të argjendtë dhe 6 të bronztë.
Në këtë garë që shquhet për konkurrence të fortë kanë marrë pjesë përfaqësues nga 27 shtetet të Evropës dhe botes me 1284 garues.
Ky aktivitet është i dyti me radhë i Federatës së Karatesë së Kosovës në arenat ndërkombëtare. Edhe në Austri, muajin e kaluar, garuesit kosovarë fituan 5 medalje të vlefshme. /albinfo.ch & albaspox/
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Zvicër
-
Pse 1 Maji nuk është festë publike kudo në Zvicër? Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet më 1 maj, por vetëm disa pjesë të Zvicrës e festojnë...
-
E hëna në Zvicër: Përmbledhje e lajmeve më të fundit
-
Çfarë do të votohet në Cyrih më 9 qershor?
-
Rriten rastet e abuzimit psikologjik të fëmijëve në Zvicër
-
Zvicër: Priten qira akoma më të shtrenjta gjatë vitit të ardhshëm