Sport
Kosova e vlerëson të suksesshme pjesëmarrjen në Lojërat Dimërore
“Albin Tahiri e radhiti Kosovën në mesin e shteteve pjesëmarrëse aq sa kanë qenë edhe pritshmëritë tona. Ngritja e flamurit në Fshatin Olimpik"
Kosova e ka vlerësuar të suksesshme pjesëmarrjen debutuese në Lojërat Olimpike Dimërore Pyeongchang 2018.
Kështu ka deklaruar edhe sportisti i vetëm që përfaqësoi Kosovën, Albin Tahiri, që garoi në pesë disiplina.
Edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka thënë se parashikimet dhe pritshmëritë janë përmbushur.
“Albin Tahiri e radhiti Kosovën në mesin e shteteve pjesëmarrëse aq sa kanë qenë edhe pritshmëritë tona. Ngritja e flamurit në Fshatin Olimpik, ceremonia e hapjes dhe mbylljes solemne, takime të shumta me personalitete të larta të lëvizjes olimpike ndërkombëtare, ku veçohet takimi dhe intervista me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, janë karakteristikat që e veçojnë paraqitjen e delegacionit të Kosovës në LOD Pyeongchang 2018”, ka thënë Hasani.
Ai shtoi se kjo Olimpiadë do të mbahet mend edhe për organizimin e Festivalit Olimpik Pyeongchang 2018, që për 17 ditë u mbajt në Prishtinë.
Krenar që përfaqësoi Kosovën në Pyeongchang 2018 u shpreh edhe Albin Tahiri, i cili tha se u mundua ta bëjë krenar popullin e Kosovës.
“Jam shumë i lumtur që isha në Pyeongchang dhe ta bartë flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Dimërore PyoengChang. Ishte kënaqësi të përfaqësojë vendlindjen e babait tim dhe njëkohësisht vendin tim, sepse thellë në shpirtin tim ndihem shqiptar, edhe pse nuk e flas gjuhën shqipe aq mirë”, tha Tahiri, sipas të cilit më vështirë ishte të përfshihet në 50 më të mirët në disiplinën lëshim, ku ishin 61 pjesëmarrës se sa në sllallom apo sllallom të madh ku garonin rreth 110 skitarë.
Kreu i KOK-ut, Besim Hasani foli edhe për Lojërat Mesdhetare që në qershor të këtij viti mbahen në Tarragona të Spanjës, për të cilat tha se ka marrë një lajm të mirë nga qeveria e Spanjës se sportistët e Kosovës nuk do ta kenë problem hyrjen në këtë shtet, pavarësisht se Spanja nuk e ka njohur Kosovën.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












