Kosova
Aktivitet ndërkombëtar në Kosovë për njohjen e vlerave të shpendëve të ujit
Në kuadër të aktiviteteve për monitorimin dhe inventarizimin e biodiversitetit, për herë të dytë me radhë Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përmes Institutit për Mbrojtjen e Natyrës do të realizojë Censusin Ndërkombëtar të Shpendëve të Ujit në datat 11-12 janar 2020.
Në këtë aktivitet ndërkombëtar, që është paraparë të zhvillohet në pothuajse të gjitha liqenet dhe ligatinat e njohura në Kosovës, pritet të marrin pjesë edhe vullnetarët nga “Wildlife Albanian Photographers” si dhe organizata të tjera mjedisore dhe dashamirë të natyrës dhe fotografisë.
Aktiviteti është duke u realizuar në kuadër të IWC 2020 (International Waterbird Census) që organizohet në nivel botëror, që prej më se 54 vjetësh, nga Wetlands International. Ky census i shërben njohjes më të mirë të vlerave të ekosistemeve ligatinore për shpendët e ujit në Kosovë si dhe mundëson mbrojtjen më të mirë dhe menaxhimin e duhur të tyre në të ardhmen, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht Në Zvicër, demokracia funksionon më drejtpërdrejt se në çdo vend tjetër. Jo vetëm që ka zgjedhje... -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar














