Lajme
Kosova ende me inflacion të lartë
Vazhdon inflacioni i lartë në Kosovë, ndonëse ka tendencë të rënies në krahasim me muajt paraprak.
Sipas Entit të Statistikave të Kosovës, në korrik, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, indeksi i çmimeve të konsumit ishte 8.3 për qind, që paraqet edhe nivelin e inflacionit.
Krahasuar me qershorin e këtij viti çmimet kanë rënë 0.5 për qind.
Krahasuar me vjet, ngritje më të madhe kishte çmimi i bukës dhe i drithërave, 41,2 për qind, vajit dhe yndyrave, 40.7 për qind, naftës dhe benzinës, 11.2 për qind, sheqerit dhe ëmbëlsirave, 22.8 për qind, qumështit, djathit dhe i vezëve 5.2 për qind, veshja 3.4 për qind, rryma, gazi dhe lëndë djegëse 3.6 për qind, kafja dhe çaji 15.5 për qind,uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet 3.3 për qind, pijet alkoolike 9.8 për qind, duhani 2.2 për qind,etj.
Për shkak të rritjes së prodhimit sezonal, gjatë këtij muaji ka rënë vetëm çmimi i perimeve 4 për qind.
Krahasuar e qershorin sivjetmë, në korrik lëvizja e çmimeve ishte më e ngadalshme. Buka dhe drithërat janë 4.2 për qind, perimet 5.8 për qind, pemët 2.1 për qind.
Më shtrenjtë ishin rryma, gazi dhe lëndët djegëse,1.9 për qind, sheqeri dhe ëmbëlsirat 5.2 për qind.
Në qershor inflacioni në Kosovë ishte 9.2 për qind, kurse në mars, prill dhe në maj mbi 10 për qind.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?









