Kosova
Kosova hap Ambasadë në Abu Dabi
Kosova do të hapë ambasadë edhe në Abu Dabi. Kjo është bërë e ditur gjatë vizitës së ministrit të Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili është takuar me ministrin e Jashtëm dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Lartmadhëria e Tij, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
Temë diskutimi, veç tjerash, ka qenë edhe hapja e Ambasadës së Kosovës në EBA, gjegjësisht në Abu Dabi, për çka është rënë dakord që ajo të nis procedurat e hapjes që nga java e ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Në kuadër të këtij takimi, i cili u zhvillua në një ambient shumë miqësor, të dy kryediplomatët e shteteve respektive diskutuan mbi çështjet që prekin interesin e të dyja vendeve.
Gjatë takimit, Pacolli fillimisht e ka falënderuar homologun e tij Sheikh Abdullahun për, siç thuhet në komunikatën e MPJ-së, përkrahjen e vazhdueshme që Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë dhe po e bëjnë për Kosovën, “jo vetëm në njohje, por edhe duke e përkrahur fuqishëm anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare”.
Në funksion të kësaj, është diskutuar edhe sinkronizmi i punëve të përbashkëta për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, ku samiti i radhës i kësaj Organizate do të mbahet në Abu Dabi.
Në lidhje me çështjet e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve, ministri i Jashtëm, Pacolli, përmes homologut të tij, i ka bërë thirrje investitorëve potencial nga EBA për të investuar në Kosovë, gjë e cila është mirëpritur dhe vlerësuar nga bashkëbiseduesi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih












