Lajme
Kosova jashtë Samitit Ekonomik Kinez
Të hënën në Beograd fillon Samiti i Tretë Ekonomik Kinez, në të cilin pritet të marrin pjesë 16 shtete të rajonit, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Kosova nuk është ftuar
Kryeministri shqiptar, Edi Rama do të udhëtoj nesër (e hënë) në Beograd për të marrë pjesë në Samitin e Tretë Ekonomik Kinez, i cili bashkon 16 vende të Evropës Juglindore. Në këtë samit është përjashtuar vetëm kryeministri i Kosovës, i cili nuk ka marrë ftesë nga autoritetet e Pekinit.
Sipas njoftimeve, Kina pritet të premtojë rreth 10 miliardë euro investimeve në rajon, ndërsa mediet raportojnë se mbi 7 mijë policë do të jenë përgjegjës për të siguruar mbarëvajtjen e këtij samiti.
Masat e sigurisë janë kërkuar sidomos nga Qeveria e Kinës për faktin se do të jenë rreth 3500 persona që do ta ndjekin këtë samit, përfshirë edhe rreth 1000 gazetar që do të vinë nga vende të ndryshme.
Kinezët kanë kërkuar masa sigurie, sidomos pas paralajmërimit për protesta kundër politikës së këtij vendi.
Samiti është i rëndësishëm për faktin që mbahet në Serbi, si partnere e Rusisë dhe si vend që ka marrë vizën për anëtarësim në Bashkimi Evropian.
Kryeministri Rama do të arrij të hënën në Beograd, ndërsa të martën do të ketë takime me zyrtarët e Çekisë, Polonisë e Kinës. Të mërkurën, sipas TCH, do të ketë një takim me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq, me të cilit, më 12 tetor kishte përplasje politike sa i përket çështjes së Kosovës.
Aktualisht rreth 1400 biznese kineze funksionojnë në Serbi. Kryesisht dyqane dhe biznese të vogla dhe restorante të cilat kanë bërë që në Serbi të jetojnë dhe punojnë mbi 20 mijë kinez, me qindra miliona euro investime. Kinezët jashtë vendit të tyre vlerësohet se ka investuar rreth 68 miliardë dollarë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej













