Koronavirusi: çast pas çasti
Kosova ka administruar afro 1.5 milionë doza të vaksinës kundër Covid-19
Ministria e Shëndetësisë sot ka publikuar numrin e vaksinave që qytetarët e Kosovës e kanë marrë që nga fillimi i procesit të vaksinimit.
Kështu, Kosova ka administruar deri tani afër 1.5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa rreth 640.000 qytetarë i kanë marrë të dy dozat e vaksinës.
Postimi i plotë nga MSH:
“Kosova ka administruar deri tani afër 1.5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa rreth 640.000 qytetarë i kanë marrë të dy dozat e vaksinës.
Me qëllim të arritjes më të shpejtë të objektivit për vaksinimin e së paku 60% të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 dhe arritjes së imunitetit kolektiv, MSh u bën thirrje të gjithë qytetarëve të moshës mbi 16 vjeç që të vaksinohen pa asnjë hezitim. Gjithashtu, prindërit e fëmijëve të moshës prej 12-15 vjeç me indikacione shëndetësore të kujdesen për vaksinimin e fëmijëve të tyre.
Vaksinimi është rruga më e thjeshtë, më e shkurtër dhe më e sigurt për t’iu kthyer normalitetit”.
E-Diaspora
-
Mario Fehr: Zvicra dhe Kosova kanë një miqësi të thellë, histori dhe vlera të përbashkëta Me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në sallën komunale të... -
SHKA “17 SHKURTI” – Një shtyllë e ruajtjes së kulturës dhe identitetit shqiptar në Austri -
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qentë ndryshojnë ndjeshëm ajrin në shtëpi, thonë shkencëtarët zviceranë Qentë ndikojnë në cilësinë e ajrit në shtëpi. Një studim nga Lozana ka matur për herë... -
Familjet zvicerane ja dalin më mirë në krahasimin ndërkombëtar -
Mario Fehr: Zvicra dhe Kosova kanë një miqësi të thellë, histori dhe vlera të përbashkëta -
Më pak njerëz emigruan në Zvicër në vitin 2025 -
Zvicër: Tani parukierët kërkojnë pagesë për mosparaqitjet














