Kosova
Kosova me kod të vetin telefonik +383
Ndryshimet që kanë ndodhur kohët e fundit me aplikacionin në Viber pritet të ndodhin edhe me të gjitha aplikacionet tjera, deklarojnë zyrtarë të ARKEP-it
Kodi telefonik shtetëror i Kosovës që ka dal si derivat i bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel ka nisur të aplikohet. Përdoruesit e telefonave të mençur (smartphones) kanë hasur këto ditë kodin +383 të Kosovës nga aplikacione të ndryshme. Në listën e kodeve të shteteve tani në aplikacionin Viber, i cili shërben për telefonata dhe mesazhe përmes internetit.
Zbatimi i këtij kodi nga teknologjia online, po konsiderohet si hap i rëndësishëm drejt zbatimit të plotë të kodit telefonik +383, që pritet të funksionalizohet përfundimisht më 30 qershor të këtij viti, shkruan REL.
Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi tha se shfrytëzimi nga aplikacionet i kodit shtetëror të telefonisë të Kosovës, është duke u bërë në kuadër të zbatimit si dhe në kuadër të njoftimit të opinionit ndërkombëtarë për përdorim të kodit +383.
“Është obligim të shfrytëzohet nga të gjithë operatorët në të gjithë botën pasi të kalojë faza e tranzicionit që parashihet deri në fund të qershorit të hyjë në funksion dhe të përdoret vetëm kodi +383. Shfrytëzimi i kodit nga aplikacionet ka filluar më herët, por së fundit është bërë nga aplikacioni Viber, për çka ARKEP ka qenë në kontakt me shërbimin e këtij aplikacioni për të shpejtuar këtë proces”, thotë Gashi.
Ndryshimet që kanë ndodhur kohët e fundit me aplikacionin në Viber, shton Gashi, pritet të ndodhin edhe me të gjitha aplikacionet tjera.
Sipas tij, deri më tani kjo është bërë me shumë aplikacione që shfrytëzohet në rrjetet sociale, qoftë aplikacione që shfrytëzohen nga aeroporte të ndryshme nëpër botë.
Kodi shtetëror telefonik, Kosovës i është ndarë në dhjetor të vitit të 2016 nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU). Ky kod, ishte rezultat i bisedimeve në Bruksel, ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Agron Dida, ekspert për çështje të telekomunikacionit, thotë për Radion Evropa e Lirë thotë se duhet bërë përpjekje nga autoritetet kompetente që kodin shtetëror të njohin edhe shërbimet tjera të komunikimit.
“Tani jo vetëm operatori Vala dhe IPKO, por edhe shërbimet në internet si Viber ka njohur kodin +383 dhe kjo është hap mjaft i rëndësishëm në fushën e telekomunikimeve. Të presim që këtë ta bëjë edhe Google, ta njoh kodin pasi që është sistem i fuqishëm i telekomunikimeve ndërkombëtare”, thotë Dida, sipas të cilit, përdorimi i kodeve të huaja ndërkombëtare ka qenë një pengesë e madhe në fushën e telekomunikimeve.
Kodit telefonik i Kosovës, sipas tij, do të sjellë përfitime të mëdha ekonomike dhe shërbime cilësore dhe më të lira për konsumatorët.
“Përveç shpenzimeve ka qenë pengesë e madhe në çdo aspekt. Ne duhet të identifikoheshim me një numër të Monakos apo Sllovenisë, kështu që nuk mund të bëheshin as transaksione bankare. Ka qenë një gjende që ka rënduar edhe bizneset dhe sistemet bankare dhe komunikimet në përgjithësi, si dhe zbatimin e projekteve të ndryshme me sisteme të fuqishme të komunikimit”, thotë Dida.
Aktualisht në Kosovë operojnë tre operatorë të telefonisë mobile dhe fikse, të cilët shfrytëzojnë kode të huaja ndërkombëtare. Telefonia mobile “Vala” shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386), kurse telefonia fikse shfrytëzon kodin e Serbisë (+381). Ndërkohë, sa i përket telefonisë fikse, thirrjet hyrës dhe dalëse vetëm se realizohen me kodin +383, dhe sipas Kreshnik Gashi, kodi +381 i Serbisë mund të largohet para muajit qershor.
Kostot e përgjithshme të shkaktuara deri më tani nga mungesa e kodit telefonik kanë arritur shifrën në mbi 200 milionë euro.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar











