Lajme
Kosova shton kontrollet në zbatimin e masave anti-Covid
Që nga e hëna në Kosovë do të ketë kontrollim të shtuar ndaj atyre që nuk i respektojnë masat anti-COVID. Kështu kanë bërë të ditur burime të gazetës Express brenda Ministrisë së Shëndetësisë.
Që nga java e ardhshme do të shtohen edhe 75 inspektorë të rinj dhe do të ketë kontrollim në të gjitha nivelet për ata që nuk i respektojnë masat anti-COVID, e në veçanti do të kontrollohet gastronomia, përcjell Albinfo.ch.
Ndërsa ky burim bën të ditur se nëse do të ketë rritje të rasteve, atëherë është e mundur rikthimi i masave, por nëse Kosova vazhdon me këtë ritëm, atëherë nuk do të ketë masa të reja, por vetëm kontrollim të shtuar.
Po ashtu bëhet e ditur se nuk do të lejohen grumbullime dhe aktivitetet të institucioneve. Këto aktivitete do të mbahen vetëm online.
Anipse këto dy ditët e fundit ka pasur një rritje të infektimeve, sot nuk pritet të ketë rritje të numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë.
Pas shtimit të djeshëm të rasteve me koronavirus, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar ndaj tubimeve të qytetarëve dhe dasmave që po bëhen në Kosovë, i cili tha se kushdo që bie ndesh me ligjin, do të ketë pasoja.
“Rikthimi i tubimeve të qytetarëve, edhe të dasmave tradicionale, lëndon rëndë disiplinën dhe rekomandimet për pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19. Kushdo që bie ndesh me ligjin, do të ketë pasoja. Dasmat dhe çdo tubim tjetër që mund të jetë burim i virusit Covid 19, do të pengohet dhe mbyllet në pajtim me rregulloren për pengimin dhe luftimin e virusit”, shkroi dje Zemaj në Facebook.
E-Diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët...
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
“Qeveria kantonale duhet të sjellë Eurovisionin në Cyrih” Kwshilltarja kantonale e GLP-sw, Chantal Galladé dëshiron të dijë nga qeveria kantonale se si është e...
-
Hedhja e parave nga qielli në Cyrih: Një 12-vjeçar është plagosur rëndë me sende të mprehta
-
Zvicra ‘shtyn’ ukrainasit të punojnë më shumë
-
Kështu e imagjinojnë qytetin e tyre vajzat e Bazelit
-
Përdorimi më i ulët i armëve të policisë zvicerane në 14 vjet