Sport

Kosova, me mungesa të shumta, por me shpresë të madhe

Kosova është kundërshtari më i panjohur i Gjermanisë në kualifikimet për Kampionatin Evropian të hendbollit. Federate re e cila tek në vitin 2014 u pranua me të drejta të plota në EHF, pret ende për fitoren e parë në një ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare

Të dielën reprezentacioni i Gjermanisë luan në Prishtinë kundër ekipit të trajnerit Taip Ramadani, në ekipin e të cilit luajnë edhe lojtarë nga Gjermania.

Florim Hoxha bart fanellën e SV Anzing qysh nga viti 2016 kur lojtari i alos së djathtë nga ekipi i KH Prishtina u vendos në Gjermaninë jugore, shkruan www.handball-world.com.

Edhe Dymal Kernaja (TSV Amicitia 1906/09 Viernheim) dhe Enis Kabashi (TG Landshut), lojtarë tjerë të ekipeve gjermane, ishin dashur të luajnë për Kosovën dy ndeshjet e ardhshme por ata ishin të detyruar të anulojnë pjesëmarrjen e tyre. Pas mungesës së këtyre dy lojtarëve e po ashtu edhe mungesës së të lënduarit Endrit Abdullahi (Rimbo HK/SWE), në pozitat kyçe ekipi i Kosovës do të jetë i hendikepuar. Abdullahi në ndeshjet e fundit ishte shumë aktiv në ekipin e trajnerit Ramadani; në vitin 2015 ai zgjoi vëmendjen duke shënuar 22 gola në një lojë në ligën suedeze. Edhe portieri Flamur Gerbeshi (Amo HK Alstermo/SWE), Vlerson Zherka (KH Kastrioti) und Valon Dedaj (HSC Kreuzlingen/SUI) do të mungojnë në këto dy ndeshje kualifikuese, përcjell albinfo.ch.

Për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet e radhës kundër Polonisë (humbi 37:13) dhe kundër Gjermanisë (28.10., 19:30 h), reprezentacioni i Kosovës luajti dy ndeshje kundër Turqisë. Të dielën fituan me 22:21 pas një loje të mirë sidomos në mbrojtje. Të nesërmen humbën me 23:30, por disa lojtarë kyç nuk u aktivizuan gjatë gjithë lojës.

Nga liga vendore më së shumti lojtarë vijnë nga kampioni dhe pjesëmarrësi në kupën e EHF-it, KH Besa FamGas. Nga ky ekip vjen edhe lojtari i rëndësishëm në mbrojtje Bujar Ramosaj, i cili nuk luajti kundër Polonisë, por pritet që të dielën t’i ndihmojë ekipit kundër Gjermanisë.

Trajneri Ramadani mban këtë post qe dy vjee. Ai luajti në Australi, Hungari, Norvegji dhe Katar dhe me ekipin e Australisë mori pjesë në katër Kampionate Botërore dhe në Lojërat Olimpike në Sidnej në vitin 2000. Ndihmëstrajneri Fadil Kqiku është aktiv si trajner në Bayernliga (Gjermani) te ekipi TSV Friedberg.

Në garat kualifikuese për KE, kosovarët duan të shiten sa më shtrenjtë duke shpresuar që me dy fitore kundër Izraelit të sigurojnë vendin e tretë në grup për t’i ruajtur kështu gjasat për një biletë për KE.

Edhe katër vendet e treta me rezultatet më të mira, kanë gjasa për pjesëmarrje në KE që mbahet në Austri, Suedi dhe Norvegji në vitin 2020.

Lista

Portierë

Arber Curri (KH Vellaznimi)

Haris Berisha (KH Besa FamGas)

Mursel Mehmeti (KH Besa FamGas)

Lojtarë

Lindrit Fetahu (KH Prishtina)

Oltion Beshiri (KH Prishtina)

Deniz Terziqi (KH Kastrioti)

Bujar Ramosaj (KH Besa FamGas)

Kreshnik Krasniqi (KH Prishtina)

Cimili Fidan (KH Drita)

Beni Sula (KH Kastrioti)

Florim Hoxha (SV Anzing/GER)

Drilon Tahirukaj (KH Besa FamGas)

Kastriot Jupa (KH Besa FamGas)

Fatlum Ahmeti (LIF Lindsberg/SWE)

Luigj Quni (Pfadi Winterthur/SUI)