Lajme
Kosova mund ta këtë sivjet kodin telefonik?
Kosova mund ta këtë sivjet kodin telefonik, nëse për këtë arrihet një marrëveshje në bisedimet me Serbinë.
Sipas Expressi-it bëhet fjalë për një kod të veçantë, jashtë atij të Serbisë, si masë e përkohshme derisa Kosova të anëtarësohet në OKB. Marrëveshja pritet të arrihet në tetor, shkruan Express.
Humbjet milionëshe nga mungesa e kodit telefonik pritet të marrin fund sivjet. Së paku, nëse bisedimet me Serbinë shkojnë siç është planifikuar, atëherë Kosova mund ta ketë sivjet kodin e saj telefonik dhe të internetit.
Burime të sigurta i kanë thënë kësaj të përditëshme se kjo çështje do të jetë temë e bisedimeve me Serbinë dhe kah tetori mund të arrihet një marrëveshje.
Aktualisht, pasi Kosova nuk ka kod të vetin telefonik, atëherë operatorëve të licencuar iu është lënë mundësia që ata të bëjnë marrëveshje me shtete të tjera për shfrytëzimin e kodeve të tyre telefonike, çka nënkupton se operatorët paguajnë shuma të caktuara, sipas marrëveshjeve përkatëse për shfrytëzimin e këtyre kodeve për bartjen e trafikut përmes këtyre shteteve.
Siç dihet, aktualisht Kosova i shfrytëzon 3 kode për shërbime telefonike +377, +386 për shërbime të telefonisë mobile dhe +381 për shërbime të telefonisë fikse.
E-Diaspora
-
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni Doktoratë me sukses të lartë, Erjon Krasniqi nderohet nga institucionet japoneze... -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












