Lajme
Kosova në fundjavë mund të vendosë ashpërsimin e masave anti-Covid
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka folur për situatën me Covid-19 në Kosovë. Thotë se numri i të infektuarve po vazhdon të jetë i lartë por se në fund të kësaj jave do të rishikohen masat e vendosura nga qeveria.
“Numri është mjaft i lartë. Ditëve të fundit kemi pasur rreth 600 raste të reja pozitive dhe e kemi riorganizuar sistemin tonë shëndetësor’, tha Hoti.
“Kemi rrit kapacitetet shqetësuese dhe po përcjellim të gjitha protokollet e sugjeruara nga organizatat ndërkombëtare’, shtoi ai për televizionin Klan në Maqedoni, transmeton Albinfo.ch.
“Nuk e kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, por në bazë të ligjit që kemi anti-covid kemi ndërmarrë hapa të nevojshëm. Jemi duke përcjellë situatën. Në fund të kësaj jave bëhen dy javë të masave të reja dhe do të bëjmë një vlerësim të përgjithshëm të efektit të atyre masave për të konsideruar nëse duhet të shkojmë në masa që janë pak më ekstreme e që nuk janë te lehta realisht por do të detyrohemi ndoshta të marrim masa më të ashpra’, tha Hoti.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror













