Kosova
Kosova në Panairin e ekonomisë digjitale në Köln
Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë prezanton Kosovën në panairin më të madh të ekonomisë digjitale, marketingut dhe inovacionit DMEXCO 2018.
Sipas një njoftimi për media nga kjo Ministri në Köln takohen liderët botërorë të ekonomisë digjitale, marketingut dhe inovacionit.
“Përmes këtij panairi të mirënjohur, synohet ndërkombëtarizimi i ekonomisë kosovare, thithja e investimeve të huaj, ndërtimi i urave të bashkëpunimit mes komunitetit tonë bashkëpunëtorëve të huaj, si dhe promovimi i Republikës së Kosovës dhe inkuadrimi në zinxhirët e vlerave ndërkombëtare të ekonomisë”, thuhet në një komunikatë nga Ministria e Inovacionit, përcjell albinfo.ch.
Siç thuhet në komunikatë Kosova do të përfaqësohet në krah me liderët botërorë të fushës, madje në të njëjtën hapësirë me Google, Facebook, Adobe dhe të tjerë.
Në Köln do të jenë të pranishëm edhe një numër i konsiderueshëm i ndërmarrësve kosovarë, të cilit janë edhe iniciatorë të kësaj pjesëmarrje.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit













