Kosova në shtator aplikon për anëtarësim në Kartonin e Gjelbër
Institucionet kosovare si duket i kanë marrë seriozisht shqetësimet e mërgimtarëve të artikuluara në albinfo.ch lidhur me Kartonin e Gjelbër
Pritet që në shtator të shtrohet kërkesa e Republikës së Kosovës në Asamblenë e përgjithshme të Kartonit të Gjelbër , në mënyrë që Kosova të pranohet apo eventualisht të gjendet një zgjidhje kalimtare e cila do të hapte rrugë që makinat me targa të Kosovës të lëvizin lirshëm edhe në vendet e tjera dhe po ashtu të njihet edhe Kartoni i Gjelbër i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe shtetasve që vizitojnë Kosovën , pra të mos kenë nevojë të paguajnë polica kufitare.
Kjo u bë e ditur gjatë një vizite të realizuar në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) nga data 30-31 mars, të një delegacioni të lartë të Këshillit të Byrove të Kartonit të Gjelbë, me seli në Bruksel, raporton agjensia kosovare e lajmeve Telegraf.
Kjo vizitë është vazhdimësi e takimeve që BQK-ja po ndërmerr me qëllim të gjetjes së rrugës adekuate për anëtarësim sa më parë të Kosovës në Këshillin e Byrove.Në takim me udhëheqësit e BQK-së dhe Ministrisë së Financave, mysafirët janë njoftuar mbi zhvillimet kryesore ekonomike, financiare e posaçërisht ato në industrinë e sigurimeve në Kosovë.
Zëvendësguvernatori Nexhat Kryeziu, theksoi aktivitetet që janë në zhvillim e sipër nga ana e BQK-së për plotësim të legjislacionit i cili do të mundësojë anëtarësimin sa më të shpejtë në këtë institucion duke nënvizuar gatishmërinë e BQK-së që pas aprovimit të Ligjit mbi sigurimet e detyrueshme të themelojë edhe Byronë Motorike si dhe Fondin e posaçëm për t’u përgjigjur kërkesave që parashtron Byroja e Kartonit të Gjelbër.
Zyrtarë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve të BQK-së, e njoftuan delegacionin rreth infrastrukturës ekzistuese ligjore të sigurimeve, performancën e saj financiare si dhe sfidat në të ardhmen.
Mysafirët premtuan që të mbështesin iniciativën e Kosovës për anëtarësim në këtë institucion.
Për të vizionuar reportazhin e albinfo.ch, të transmetuar në RTK mbi këtë, klikoni këtu: http://www.albinfo.ch/inout/kartoni-i-gjelb%C3%ABr-skuqet-n%C3%AB-kosov%C3%AB-18339
E-Diaspora
-
Metihe Mehmeti emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve për Kantonin Vaud Aktualisht Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e Autoritetit Gjyqësor të Kantonit të Gjenevës, Mehmeti ka mbi 15... -
Francë: Çifti shqiptar gjendet i pajetë në banesë -
Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në SHBA -
Katër të rinj nga Kosova nisin studimet master në Universitetin LUISS në Romë -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Zvicër
-
Familja e Steve Jobsit vinte nga Zvicra Rezulton se bashkëthemeluesi i Apple, Steve Jobs, kishte rrënjë zvicerane. Hulumtime të reja kanë gjurmuar prejardhjen... -
Planifikohet iniciativë për taksën e linjave ajrore -
Zvicër: Më pak vizita në aktivitetet kulturore, më shumë në festivale -
Reaksionet në Zvicër pas uljes së tarifave amerikane -
Zvicër: Lindjet arritën nivelin më të ulët historik











